Interi përforcohet

auto_Zyrtare-Inter-n-nshkruan-me-Skriniar_TS_07-07-17_3778320451_1499421854.jpg

Inter ka finalizuar blerjen e mbrojtësit Milan Skriniar nga Sampdoria. Ai ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare. Skriniar do t’i kushtojë zikaltërve 18 milionë euro, me Gianluca Caprari që do të shkojë nga Inter te Sampdoria.

Në deklaratën zyrtare për shtyp Inter i thur elozhe lojtarit për paraqitjen në Euro 2017 të U21 me Sllovakinë.

“Ai ishte titullar në të gjitha ndeshjet e skuadrës së tij duke regjistruar numrin më të madh të ndërhyrjeve të sakta. Ai gjithashtu ishte pjesë e formacionit më të mirë të turneut. 22-vjeçari iu bashkua Sampdoria-s në janar të 2016 për vetëm 1 milionë euro.

Komentet
Top