iPhone 8 do përdorë procesorë të prodhuar nga rivali Samsung

auto_iphone81478530183.jpg

Samsung ka nënshkruar një marrëveshje me Apple për të ndërtuar procesorët 7nm A12 për iPhone-in e ardhshëm. Kjo shënon herën e parë që kompania koreane do të bëjë SoC pasi ajo humbi marrëveshjen me rivalin e saj Tajvanez TSMC në 2013.

Samsung bleu pajisjet Hi-tech UV, më e përparuara për prodhimin e procesorëve për të ndërtuar një procesor 7nm vetëm për iPhone. Një nga tre CEO-të e kompanisë në Kore luajti një rol kyç në arritjen e marrëveshjes.

Një zë i brendshëm i industrisë zbuloi se Samsung dhe Apple përfunduan marrëveshjen pas tregtisë së suksesshme për panelet OLED.

Prodhuesi korean është duke përfunduar testet fillestare të makinave të reja për përpunimin e çipit dhe do të fillojë prodhimin e qarqeve të integruara A12 sapo Apple të miratojë procesin, – raporton Sovrani.

Komentet
Top