iPhone 8 me kamera që njeh vetëm fytyrën e përdoruesit

auto_iphone81478530183.jpg

Pothuajse të gjithë janë të sigurt se lansimi i iPhone 8 për 10 vjetorin e Apple do të shtyhet për një ose dy muaj.

Përderisa ende nuk ka ndonjë datë zyrtare të lansimit, furnizuesit e Apple janë duke u përgatitur për të nisur një prodhim në masë të komponentëve kyç të këtij celulari të ri.

Një raport i ri që ka dalë nga Koreja e Jugut thotë se LG Innotek ka marrë urdhërin për të furnizuar Apple me kamera 3D për njohje të fytyrës në iPhone 8.

Sipas analistit të KGI Securities Ming-Chi Kuo, kamerat “revolucionare” 3D do të ofrojnë njohje të fytyrës dhe gjithashtu një kombinim të realitetit të zmadhuar, realitetit virtual dhe realitetit të përzier.

iPhone 8 nuk do të jetë celulari i parë që vjen me veçorinë e njohjes së fytyrës, por do të jetë i pari që do të përdorë senzorët 3D për njohje të fytyrës.

Komentet
Top