Ish-futbollisti i Celticut afër skuadrës se Vllaznisë së Pozharanit

FB_IMG_1499257146875.jpg

Vllaznia e Pozheranit është duke befasuar me transferime këtë afat kalimtar të verës. Klubi nga Anamorava është afër të nënshkruaj me ish-lojtarin e klubit të njohur skocez Celtic, Mohamed Bangura.

IndeksOnline kupton se sulmuesi 29-vjeçar pritet që të ateroj në aeroportin e Prishtinës më datën 9 korrik dhe të zyrtarizohet si lojtar i klubit të Vllaznisë.

Bangura me pasaportë nga Sierra Leone, për momentin luan te skuadra suedeze, Dalkurd, ndërsa gjatë sezonit 2011-14 ishte pjesë e Celticut. Ai po ashtu luajti për skuadrën e njohur nga Suedia, AIK.

Futbollisti aktualisht ka vleren rreth 350mije euro, ndersa vleren me te lart e ka arritur ta kete rreth 2.5milion euro!

Bangura luan si mesfushor ofanziv, dhe eshte 29 vjecar.

Komentet
Top