Ish-presidenti serb i kërkon Vuçiqit ta votojë Kosovën për në OKB

capture_1501583015-975637.jpg

Ish-Presidenti serb Boris Tadiç, gjatë një takimi me gazetarë ka folur për Kosovën dhe integrimet e saj në instancat ndërkombëtare.

“Kosova na është bërë patate e nxehtë, që as jemi duke e lënë dhe as po mundemi ta mbajmë”, ka thënë ai.

Me këtë rast, Tadiç i është drejtuar Presidentit aktual Aleksandar Vuçiq që të mos e pengojë Kosovën drejt anëtarësimit të saj në OKB.

“Një karrige për Kosovën në Kombet e Bashkuara, por pa njohje formale”, është shprehur Tadiç.

Me rastin e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës, ish-presidenti i Serbisë ka këshilluar presidentin Aleksandar Vuçiq që t’i sigurojë asaj një vend në Kombet e Bashkuara, por në të njëjtën kohë sugjeroi që të marrë përgjegjësinë për një hap të tillë.

“Kjo është ajo që unë mendoj në lidhje me të. Por përgjegjësia do të duhet për t’u marrë e mos pyesni opozitën për ta ndarë këtë përgjegjësi,” tha Tadiç.

Komentet
Top