Ivanov kërkon amnisti për sulmuesit e Parlamentit

Protesta-ne-Kuvend-6.jpg

Presidenti Gjorge Ivanov pasi ndau mandatin për formimin e Qeverisë, ka dalë me një “surprizë” për opinionin, shkruan Gazeta Lajm. Në një intervistë per televizionin Kanal 5, Ivanov ka dalë me idenë që Parlamenti të amnistojë huliganët që e sulmuan Parlamentin më 27 prill. Në vitin 2001 amnistuam persona të dyshuar për krime lufte, andaj mendoj se do të ishte mirë që në funksion të pajtimit kombëtar të amnistohen edhe personat që janë kapluar nga emicionet dhe janë mashtruar nga turma, ka thene Ivanov, transmeton Gazeta Lajm. Ai propozon që amnistinë ta bejè Parlamenti, duke shtuar se amnistia nga presidenti mund të bëhet vetëm pasi të mbarojë procesi gjyqësor dhe pasi të shqiptohen dënime.

Komentet
Top