Ja arsyet se pse VMRO kërkon zgjedhje lokale pa formim të Qeverisë së re

gruevski5-575x330.jpg

VMRO është e interesuar që zgjedhjet lokale të realizohen sa më shpejtë që është e mundur dhe pa formimin e Qeverisë së re, kurse shumica parlamentare kërkon domosdoshmërish formimin e Qeverisë së re dhe më pas ndryshimin e Kodit zgjedhor për të tejkaluar problemin me shtyrjen e mandateve të kryetarëve të komunave, shkruan Portalb.mk.

Njohësit e çështjeve politike dhe juridike thonë për Portalb.mk se opsioni i VMRO-së nuk duhet të merret fara parasysh, sepse sipas tyre ajo po propagandon me nacionalizëm dhe qytetarët për momentin nuk mund të vendosin drejtë për votime.

Profesori universitar Temelko Risteski thotë për Portalb.mk se VMRO tani do të merrte më shumë vota, prandaj ata kërkojnë që sa më shpejtë të realizohen zgjedhjet pasi që populli është nën ndikimin e propagandës nacionaliste të tyre.

“Fillimisht shume ligje të kodit zgjedhor duhet të mënjanohen dhe ndryshohen. Tani nuk është kohë e mirë për tu mbajtur zgjedhje pasi që tani po bëhet një propagandë nacionaliste nga ana e VMRO-DPMNE-së. Tani qytetarët nuk mund të mendojnë drejt, pasi që qytetari kur do të del në zgjedhje do të duhet të mendojë me kokë të ftohtë, të mos jetë nën asnjë lloj ndikimi propagandues, sidomos asaj nacionaliste. Tani qytetarët maqedonas janë nën ndikim të fuqishëm të propagandës nacionaliste që, është shumë e dëmshme sidomos në përzgjedhjen e kandidatëve. Tani VMRO do të merrte më shumë vota, prandaj ata kërkojnë që sa më shpejtë të realizohen zgjedhjet pasi që populli është nën ndikimin e propagandës nacionaliste të tyre, dhe kështu ata të thonë se ja pra, neve na zgjodhën qytetarët, apo qytetarët nuk e duan LSDM-në , duan diçka tjetër, e kështu më radhë”, thotë për Portalb, Risteski.

Ai gjithashtu shtoi se kjo nuk do të ishte vullneti real i qytetarëve maqedonas, por ai tani është mbushur me propagandë nacionaliste nuk është në gjendje të shpreh vullnetin e tij real.

Sipas juristit Osman Kadriu, opsioni i duhur do të ishte formimi i Qeverisë së re e cila do të bëjë ndryshimet në Kodin zgjedhor dhe të jetë udhëheqëse e proceseve të zgjedhjeve lokale.

“Prej opsioneve të ndryshme , propozimeve të ndryshme, që propozohen edhe nga opozita, tash VMRO-në do e quajmë parti në opozitë, edhe nga shumica parlamentare , mendoj se duke marrë parasysh rrethanat politike dhe gjendjen politike, opsioni më i mirë do të jetë që të formohet Qeveria dhe Parlamenti duhet të vendos se pari për vazhdimin e mandatit të strukturave të pushtetit vendor, do të thotë të këshilltarëve dhe kryetarëve, edhe natyrisht në një kohë jo të gjatë, por në një kohë të konsiderueshme, me një afat të arsyeshëm të parashikohen zgjedhjet. Këtë e them me të vetmin qëllim se për çdo proces zgjedhor duke përfshirë këtu edhe zgjedhjet lokale nevojitet qeveria. Këtë qeveri që e kemi neve është qeveri teknike që ka mandat vetëm për këtë mandat zgjedhor ,që mjerisht akoma nuk ka përfunduar me zgjedhjen e qeverisë, prandaj Qeveria e radhës duhet të jetë bartëse e proceseve zgjedhore lokale. Paralelisht me zgjedhjet qe kanë të bëjnë me Qeverinë e radhës duhet që Parlamenti në koordinim me grupet parlamentare të vendos për miratimin e ligjit, gjegjësisht ndryshimin dhe plotësimin e Kodit zgjedhor se pari për vazhdimin e mandatit dhe të mendohet për saktësimin e zgjedhjeve të radhës” thë për Portalb, Kadriu.

Ai shti se eventualisht mundet që vendimi për ndryshimet e ligjit të miratohet edhe para zgjedhjes së qeverisë por assesi Qeveri të mos kemi edhe për vetë procesin zgjedhor.

“Por përsëris, për zgjedhjet e radhës bartës të këtij aktiviteti duhet të jetë Qeveria. E kam fjalën që eventualisht mundet që vendimi për ndryshimet e ligjit të miratohet edhe para zgjedhjes së qeverisë por assesi Qeveri të mos kemi edhe për vetë procesin zgjedhor”, shtoi Kadriu.

Ndërkaq afati i krerëve komunal skadoi dje. Pas skadimi të afatit, deri në zhbllokimin e situatës pa rroga mbeten të gjithë punëtorët komunal, mësuesit dhe profesorët, punëtorët e ndërmarrjeve publike, por dhe pamundësohet kryerja e shërbimeve apo obligimeve në Komunë nga ana e qytetarëve.

Komentet
Top