Ja çfarë parasheh marrëveshja Maqedoni – Bullgari

zaev-1.jpg

Pas përfundimit të seancës së Komisionit për Politikë të Jashtme në Kuvendin e Maqedoni, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev në konferencë për shtyp ka bërë të ditur se Marrëveshja për Fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim parasheh lehtësime tregtare, doganore, rritje të shkëmbimit tregtar deri në 1 miliadë euro si dhe nuk parasheh cënim të identitetit, gjuhës dhe kombit maqedonas.

Zoran Zaev sqaroi se cili do që të jetë epilogu i kësaj marrëveshje sërish miratimi i saj do të bëhet në Kuvendin e Maqedonisë.

“Qeveria dhe opozita po përpiqen të krijojnë konsensus në çështjet të rëndësishme për të gjithë qytetarët. Seanca e sotme kishte për qëllim të realizojë konsultime që unë dhe këshilltarët e mi të marrim këshilla nga pushteti dhe opozita në Kuvend në lidhje me çështjen Marrëveshja për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë. Kjo fazë kaloi edhe siç ishte rendi i morë të gjitha këshillat dhe konsultimet e mundshme të cilat do të kalojnë edhe në shqyrtim qeveritar dhe qytetarë që më pas e njëjta edhe të nënshkruhet. Por dëshira jonë është që të nënshkruajmë këtë marrëveshje ngaqë deri më tash kemi një bazë të shkëlqyer për kompromis ndërmjet dy vendeve. Marrëveshja do të miratohet në Kuvend”, tha Zaev.

Zoran Zaev bëri të ditur se arritja e kësaj marrëveshjeje do të përforcojë rolin dhe pozitën e Maqedonisë në rajon dhe në Evropë.

“Ajo është bazë për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim. Të dy shtetet do të punojnë më afër për sukses të përbashkët. Ai është i mirë për interesat shtetërore të Maqedonisë ku nga një shtet me probleme bëhemi shtet i cili i zgjidh problemet dhe se përforcohet pozita dhe roli i Maqedonisë në rajon dhe raportet ndërkombëtare. Qeveria e afirmon gjuhë, kombin dhe identitetin maqedonas. Në të nuk ka dilema se bëhet fjalë për dy shtete, dy gjuhë dhe dy kombësi. Me marrëveshjen hapen perspektiva të reja për raporte të mira me fqinjët dhe përshpejtohet procesi i integrimit në BE. Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje ne do të bëhemi shembull edhe për Evropën Juglindore. Marrëveshja do të ndihmojë në lidhjen tonë në rrugën e infrastrukturës së gazit dhe naftës të të dyja shteteve, do të kemi përparim në shkëmbim të mallrave, shërbimeve dhe kapitalit. Shkëmbimi tregtar ka arritur në vlerën rreth 500-600 miliona eurosh e pse të mos jetë një miliardë euro. Do të jepet impuls i fortë në zhvillimin e korridorit tetë. To të ketë lehtësime doganore duke ua lehtësuar qytetarëve tregtinë e tyre”, tha Zaev.

Përndryshe kjo mbledhje e Komisionit për Politikë të Jashtme në të cilën ishte edhe kryeministri i Maqedonisë elaboroi dhe shqyrtoi pikat e deritashme të arritura në kuadër të projekt-marrëveshjes Maqedoni-Bullgari erdhi pasi që deputetët e VMRO-DPMNE-së për ditë të tëra kërkuan të njëjtën.

Mirëpo, ashtu edhe siç paralajmëroi Zaev detajet e saj nuk do të bëhen të ditura deri sa nuk mirtatohet e njëjta.

Komentet
Top