Ja çfarë u bisedua sot mes Lëvizjes BESA dhe LSDM-së

thumbnail_11112.jpg

Grupet e punës të Lëvizjes BESA dhe LSDM-së, sot kanë realizuar një takim në kuadër të mundësive për përfshirje në një koalicion qeveritar. Pas takimit përfaqësuesit e të dyja partive thanë se në takim është biseduar për parimet mbi të cilat duhet të formohet Qeveria e re.
Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, tha se në këtë takim nuk është biseduar aspak për resore apo kushte, pasi ata kanë vendosur si primare çështjen e parimeve . Lidhur me parimet e Lëvizjes BESA, Gashi tha se disa prej tyre tanimë janë bërë publike, ndërkaq për të tjerat po bisedohet dhe do të publikohen në të ardhmen. I pyetur se a do të merr Lëvizja BESA pjesë ose jo në Qeveri, Gashi tha se gjithçka varet prej rrjedhës së procesit.

“Në lëvizjen BESA askush nuk bisedon për resore, ne jemi të përkushtuar për punën e implementimit të parimeve, të merremi vesh me çfarë parime do të mund të funksionojë Qeveria e ardhme dhe ky është angazhimi ynë I tashëm. Se si do të rrjedh procesi në të ardhmen do të varet nga të gjitha palët”, tha sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi.

Edhe sekretari i përgjithshëm I LSDM-së, Oliver Spasovski, tha se në takim është biseduar vetëm për parime dhe jo për ndarje të resoreve ose detaje të tjera. Ai e vlerësoi si pozitiv takimin, duke shtuar se takime të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen edhe me përfaqësuesit e Lëvizjes BESA por edhe të partive të tjera që janë pjesë e shumicës parlametare.

“Nuk flasim për kushtëzim të njëri tjetrit, flasim për parime. Për ne si lidhje social demokrate është e rëndësishme të ketë parime mbi baza të së cilës do të formohet qeveria e ardhshme. Jo mbi baza të kushtëzimit në mes të partnerëve”, tha sekretar i përgjithshëm i LSDM-së, Oliver Spasovski.

Ndryshe, pas marrjes së Mandatit, mandatari Zoran Zaev ka filluar takime r në nivel liderësh me kreun e Lëvizjes BESA, Bilall Kasamin ditën që e morri mandatin, si dhe dje me kreun e BDI-së Ali Ahmetin.

Komentet
Top