Ja cilin lojtar e blen Atletico

0299.jpg

Sulmuesi spanjoll do të luajë si i huazuar te Las Palmas deri në muajin janar.

Atletico Madrid zyrtarizon blerjen e Vitolos nga Sevilla.

Sulmuesi ka nënshkruar kontratë pesë-vjeçare me ‘Los Colchoneros’ . Atletico bëri të ditur lajmin nëpërmjet faqes së saj zyrtare në internet.

Në njoftimin e klubit madrilen gjithashtu tregohet se Vitolo do të luajë pjesën e parë të sezonit të tij të ardhshëm me skuadrën e qytetit të tij të lindjes Las Palmas, dhe do të bashkohet me Atleticon më 1 janar të 2018 kur përfundon edhe dënimi i dhënë nga FIFA që ka bllokuar transferimet e skuadrës së Diego Simeones.

Për ta blerë Vitolon, Atletico i ka paguar Sevillas 35.5 milionë euro.

Komentet
Top