Ja sa është numri i votave që kanë fituar vëllezërit Haradinaj në vendlindje

17353613-872804212860157-1824496866994056419-n-1-650x358.jpg

Rrafshi i Dukagjinit është njohur gjithmonë si bastion i palëkundur i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Indeksonline ka siguruar një SMS përmes të cilit kandidatët e AAK-së nga komuna e Deçanit janë njoftuar për votat e marra në zgjedhjet e 11 qershorit.

Sipas tij, shihet se listës i prin kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i dyti radhitet Daut Haradinajn, shkruan Indeksonline.

“Rezultati i Kandidateve te Deçanit: Ramush Haradinaj 10190; Daut Haradinaj 8983; Shkumbin Demalijaj 5369; Rasim Selmanaj 4549; Time Kadrijaj 4441 dhe Muharrem Nitaj 3235 (ky rezultat ndryshon kur shtohen votat me kusht, dhe ato nga diaspora). Votat e subjekteve politike: 11060 AAK; 72.08%; 2976 LDK 19%; 1176 VV 7.66% dhe 132 tjera 0.86%”.

Komentet
Top