Ja sa miliona përfituan partitë kryesore në Maqedoni

ankete.jpg

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka miratuar Rregullore të re për punën e saj por edhe mënyrën e procedurës për zgjidhjen e ankesave. KSHZ po ashtu solli vendim për shpërndarjen e mjeteve sipas ligjit, për partitë pjesëmarrëse në Zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Sipas këtij vendimi, koalicioni VMRO-DPMNE me partitë tjera, merrë gjashtë milion e 800 mijë denarë, këto janë shifra të rrumbullakësuara, pastaj PDSH 455 mijë denarë, BDI një milion e 277mijë denarë, koalicioni i udhëhequr nga LSDM 6 milion e 554 mijë denarë, Koalicioni Aleanca për Shqiptarët merrë 526 815 mijë denarë, VMRO Për Maqedoninë 354 mijë denarë, Lëvizja BESA 868 mijë denarë dhe partia politike “Levica” 68 348 denarë”

Vendimi që partitë politike të marrin para nga Buxheti i shtetit për pjesëmarrje në proceset zgjedhore, vite më parë e solli Kuvendi si ligj, i cili parashikon që partitë pjesëmarrëse në zgjedhje të marrin para në bazë të votave të fituara.

Komentet
Top