Ja sa punëtor largon nga puna Microsoft

1451469977-Microsoft.jpg

Kompania Mircosoft ka njoftuar se do të largojë tre mijë punëtorë nga puna dhe se do të fokusohet në prodhimet e veta cloud.

Shkurtimi i vendeve të punës bëhet në kuadër të riorganizimit të kompanisë dhe ajo do të ketë ndikim më së shumti në njësinë e shitjes.

Microsoft po ashtu theksoi se 75 për qind të të gjitha largimeve nga puna do të jenë jashtë SHBA-ve.

Numri i të larguarve nga puna paraqet dhjetë për qind të numrit të përgjithshëm të të punësuarve të Microsoft-it në shitje.

Kompania njofton se largimet e reja nuk kanë pasuar për të ulur shpenzimet, por për të menaxhuar me mënyrën e shitjes.

Microsoft tash kërkon ekspertë, të cilët do të fokusohen në shitjen e prodhimeve cloud

Komentet
Top