Ja si ndikon birra në organizmin tonë – FOTO

0-141.jpg

Me kalimin e viteve niveli i kolesterolit të keq mund të shtohet. Tek disa persona kolesteroli provokon probleme serioze për shëndetin dhe për të shmangur një gjë të tillë është e rëndësishme që të ndjekim një stil jete të shëndetshme. Ne mund ta nisim me evitimin e konsumit të tepër të këtyre ushqimeve që rrisin prezencën e kolesterolit të keq në gjak.

Ndryshe ai njihet si LDL (Lipoproteinat me densitet të ulët). Ndërsa kolesteroli i mirë njihet me emrin HDL (Lipoproteinat me densitet të lartë), që e çon kolesterolin mbrapsht për në mëlçi. Ju duhet që ta keni në trupin tuaj kolesterolin HDL për të kapur në këtë mënyrë kolesterolin “e keq”.

Stili ynë i jetës mund të ndikojë shumë në ekulibrin e kolsterolit të mirë dhe atij të keq. Ndodh që konsumimi i disa produkteve apo pijeve të rrisin LDL (kolesterolin e keq) dhe ulin HDL (kolesterolin e mirë). Alkooli është armiku i organizmit tonë, por jo të gjithë llojet e alkooleve veprojnë në të njëjtën mënyrë. Shkencëtarët e Universitetit të Pensilvanisë përfshin në një studim 80 mijë persona që ishin të monitoruar për gjashtë vjet. Personat që morën pjesë në këtë studim nuk kishin problem shëndetësore apo që të ishin përdorues të ilaçeve kundër kolesterolit.

Ata panë konsumin mastar të alkoolit dhe zbuluan se njerëzit që pinin mesatarisht një deri në dy pije alkoolike në ditë për burrat dhe gjysmë apo një gotë për gratë, niveli i kolesterolit të mirë ulej me ngadalë. Tek ata që pinin më shumë, nivele shtohej më shumë. Por nuk mbaron me kaq. Shkencëtarët kanë zbuluar se birra ka efekte më të mëdha. Kolesteroli i mirë bie me ritme më të shpejta, kështu që është mirë që ta heqim sa më shumë nga konsumi. Në studim nuk kanë marrë pjesë konsumues të verës, kështu që nuk e dimë ndikimin që mund të ketë tek kolesteroli i mirë.

Komentet
Top