James lëndohet, ja sa do mungoje!

auto_unnamed_261501757488.jpg

Transferimi i ri i Bayernit ka pësuar një lëndim në ndeshjen ndaj Napolit.

Sikur mos të mjaftonte forma shumë e dobët e Bayernit në fazën parapërgatitore për sezonin e ri, Carlo Ancelotti po përballet edhe me lëndimet e futbollistëve kyç.

Në ndeshjen ndaj Napolit në kuadër të Audi Cup të zhvilluar në Allianz Arena, Bayerni ka humbur edhe kolumbianin James Rodriguez i cili është lënduar gjatë takimit.

Pas kontrolleve mjekësore është konstatuar që ai do të mungojë për një muaj dhe kështu do të humbasë startin e sezonit në Bundesligë

Komentet
Top