Janeva: Gruevski do të nxirret para gjykatës dhe do të përgjigjet

Katica-Janeva_Fatime-Fetai.jpg

Prokurorja speciale Katica Janeva e cilëson qeverisjen dhjetëvjeçare të VMRO DPMNE-së si burim të veprimeve kriminale dhe shantazheve. Kjo në bazë të hetimeve dhe bisedave të përgjuara telefonike që janë shqyrtuar deri më tani. Janeva gjatë një interviste për Dojçe Vele, uron që mandati i saj për ngritjen e aktakuzave të vazhdohet në mënyrë që të mund të hetohet dhe nxirren para gjykate të gjitha veprimet kriminale. Janeva kërkon nga qytetarët që posedojnë prova për krim dhe korrupsion tia dorëzojnë. Janeva shpreson se ish kryeministrit Nikolla Gruevski do të nxirret para gjykate për tu përgjigjur lidhur me gjithë akuzat që i ngarkohen por megjithatë i përmbahet prezumimit të pafajësisë derisa të ketë verdikt gjyqësore për lëndë konkrete.

“Do të vazhdojmë derisa ta mbarojmë misionin tonë. Pikërisht për këtë gjë ne jemi formuar. Jo për të punuar me afate të kufizuara por për të mbaruar punën tonë…Vlerat morale në shoqërinë e Maqedonisë gjatë dhjetë viteve të fundit janë zhvendosur, gjithë kjo për shkak të qeverisjes së kësaj garniture qeveritare. Këtë e pamë nga materialet e publikuara, dhe ne e dëgjojmë nga materialet e bisedave telefonike. Më e rëndësishmja deri tani është keqpërdorimi i procesit zgjedhor ku partia qeverisëse për shkaqe lukrative, ka qëndruar në pushtet me veprime kriminale, shantazhe dhe vepra të tjera kriminale i kanë shantazhaur finansierët e ndryshëm në mënyrë që të fitojnë para të cilat u duheshin për të qëndruar në pushtet”, ka thwnw Katica Janeva, Prokurore Speciale

Komentet
Top