Jon “Bones” Jones – shkateron Daniel Cormier me knockout! (Video)

7119e013e9b6362c4bd30502df79c529.jpg

Sportisti amerikan Jon Jones rikthehet kampion bote i peshës “light heavyweight” në artet marciale mikse, pas fitores me KO ka arritur ndaj Daniel Cormier në UFC-214, event i zhvilluar mëngjesin e sotëm në Kaliforni. Jones rimerr titullin kampion që nuk e kishte humbur në kafaz, duke u rikthyer triumfues pas më shumë se 15 muajsh pushim (nuk duelonte prej UFC-197). Kjo ishte sfida e dytë mes dy sportistëve, por ashtu si dy vite më parë (në janar 2015, Jones pat fituar me vendim unanim të gjyqtarëve) edhe këtë herë është Jones ai që triumfon, këtë herë me “KO” në raundin e tretë.

Pasi siguroi titullin kampion, Jones u shpreh se në sfidën e radhës sfidon yllin e WW-së, Brock Lesnar. “Është diçka e pabesueshme, është një moment magjik. E surprizova Cormier me një shkelm të fortë dhe më pas e mbylla çështjen. Dua ta falënderoj Cormier, sepse ka qenë rivali im më i madh, duke më motivuar çdo ditë. ka qenë një kampion model, që më ka frymëzuar në çdo drejtim. Por, për fat të keq, jemi rivalë, por jashtë këtij kafazi ai është një kampion dhe do të mbetet përgjithnjë”, tha Jones.

Komentet
Top