Juanfran zbulon klubin e Griezmannit për sezonin e ri

auto_fr1501664634.jpg

Antoine Griezmann do t’i mbetet besnik Atletico Madridit pavarësisht interesimit të Barcelonës

Juanfran, mbrojtësi i Atletico Madridit, thotë se Antoine Griezmann është i lumtur në klubin dhe se nuk mendon të largohet nga Vicente Calderon.

Sipas mediave spanjolle Barcelona po e kërkon francezin si pasardhës të Neymarit, i cili pritet që t’i bashkohet PSG-së.

“Griezmann është i lumtur në Atletico Madrid dhe ne duam të japim gjithçka për këtë skuadër”, ka deklaruar Juanfran.

Më herët është përfolur se Griezmann ka oferta edhe nga Manchester United, Chelsea e Real Madrid.

Komentet
Top