Juve nis bisedimet me agjentin e Douglas Costa

auto_Douglas-Costa-780x4391495598913.jpg

Kampionët e Italisë kërkojnë përforcime për sezonin e ardhshëm.

Juventusi vazhdon të insistojë për transferimin e Douglas Costas nga Bayern Mucnih.

Madje Bardhezinjtë ofertë prej 35 milionë euro për brazilianin.

26-vjeçari ka luajtur shumë me trajnerin Pep Guardiola, por nën drejtimin e Carlo Ancelottit ai ka qëndruar më shumë në bankën rezervë dhe për këtë arsye është duke kërkuar të largohet.

Drejtori sportiv i Juves, Giuseppe Marrotta është takuar me agjentin e lojtarit sot dhe i ka treguar për kushtet që i ofron ‘Zonja e Vjetër’ klientit të tij.

Bayerni kërkon 45 milionë euro, por kampionët e Italisë shpresojnë në ndonjë ulje të çmimit për shkak të marrëdhënieve të mira mes të dyja klubeve

Komentet
Top