Juventusi cakton çmimin e Sandros

auto_sandro-780x4391496982731.jpg

Nëse Juventusi do të shiste objektivin e Manchester Cityt dhe Chelseat, Alex Sandro, çmimi i tij do të ishte minimum 60 milionë euro.

Ka pasur raporte këtë javë për një takim me Chelsean dhe një ofertë me vlerë prej 40 milionë euro.

Bianconerët kanë paguar vetëm 26 milionë euro për të nënshkruar me mbrojtësin e majtë nga Porto në verën e vitit 2015 dhe vlera e tij është dyfishuar që nga ajo kohë.

26-vjeçari është nën kontratë deri në qershor të vitit 2020 dhe ka kontribuar me tre gola dhe shtatë asistime në 43 ndeshje konkurruese këtë sezon.

Alex Sandro është bërë zgjedhja e tyre e parë e majtë, duke e shtyrë Patrice Evra drejt largimit në janar dhe nuk ka shumë gjasa që ai të jetë në treg.

Megjithatë, gazeta Tuttosport vëren se nëse Juventusi do të merrte parasysh një largim, do të duhej të ishte një ofertë që nuk mund të refuzonin – në rajonin prej 70 milionë eurosh, por sigurisht jo më të ulët se 60 milionë.

Komentet
Top