Juventusi pret analizat për lëndimin e Khedira

football-champions-league-juventus-real-madrid-morata_3299526-681x383.jpg

Sami Khedira e lëshoi të martën fushën në fillim të ndeshjes shkaku i një lëndimi në pulpë të këmbës.

Gjermani kishte munguar edhe në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve shkaku u suspendimit.

Ai u zëvendësua nga Claudio Marchisio në minutën e 10-të.

Khedira pësoi një tërheqje muskulore.

Testet e para do të bëhen nga 24 deri në 48 orët e ardhme për ta kuptuar shkallën e lëndimit dhe do të mungojë në ndeshjen ndaj Romës.

Juventusi shpreson që lëndimi të mos jetë i madh.

Ai mund të kthehet në ndeshjen finale të Kupës së Italisë me 17 maj, ndërsa nëse kjo nuk arrihet atëherë do të mundohet të jetë i gatshëm për ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve.

Komentet
Top