Kacafytje verbale në kuvendin e LR-PDSH, Taravari del prej kontrolli

19748577_837627059770843_4125883993395827097_n.jpg

LR-PDSH ka mbledhur sot Kuvendin qendror ku në rend dite ishtë paraparë edhe zgjedhja dhe emërimi i funksionarëve të rinj në strukturat partiake. Në mbledhje, shkruan SHENJA, mësohet se ka pasur zëra që kanë kërkuar ndryshime në udhëheqësinë partiake, nga anëtarë të cilët këtë gjë e kanë kërkuar edhe publikisht përmes deklaratave dhe rrjeteve sociale. Por kreu i kësaj partie, Ziadin Sela tha se bëhet fjalë për mbledhje të rregullt të Kuvendit dhe për debat të brendshëm partiak duke mohuar të ketë diçka më shumë.

Portali Shqipmedia mëson se udhëheqësi i grupit për ndryshime në LR-PDSH ka mbajtur fjalim para kuvendarve dhe ka kritikuar ashpër punën e funksionimit të partisë mirëpo Arben Taravari sekretari i LR-PDSH-së tani ma duke ndjerë forcën e pushtetit e ka quajtur Faton Murselin të sëmurë psiqikisht.

Sa nivel i ulët kjo nga doktori i famshëm nga Gostivari, fyen aktivistët që e sollën në pushtet. Me siguri doktori në dosjen e tij ka shumë anëtarë dhe aktivist si pacient të cilët i ka mjekuar dhe vazhdon ti shërojë nga depresioni dhe ata sot rin urtë sepse doktori mund ti zbulojë…

Ndërkohë pyesim publikisht LR-PDSH-në, e zbuluat hajdutin e 20 mijë eurove në degën e Tetovës?, nëse jo na pyetni neve dhe ju tregojmë.Shqipmedia

Komentet
Top