Kapet 705 kd drogë në Durrës, arrestohet shoferi nga Maqedonia – VIDEO

dgdfhf_1.jpg

Policia e Shtetit jep më shumë detaje rreth kapjes së një sasie prej 705 kg kanabis sativa në Portin e Durrësi. Për ngarkesën me drogë është arrestuar drejtuesi i mjetit, shtetasi maqedonas Kiril Filev.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim tre shtetas, por për arësye hetimi nuk jepen detaje. Më poshtë njoftimi.

Më datë 06.06.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës, në mjetin tip kamion me drejtues shtetasin maqedonas Kiril Filev, pas dyshimeve nga Specialistët se në brendësi të tij kishte lëndë narkotike, për verifikim më të hollësishëm, u kontrollua në Skaner.

Në përfundim u konkludua një sasi lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.

Kamioni ishte i ngarkuar me kuti të mbushura me kastravecë dhe në mes të tyre kishte qese të mbushura me lëndë narkotike, ku pas peshimit rezultoi në total një sasi rreth 705 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët dhe grupi hetimor vijojnë punën për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë rrjet kriminal.

Komentet
Top