Kapet mashtruesi në Itali që prezantohej si ambasador i Maqedonisë – FOTO

prince.jpg

Stefan Çernetiq i cili është prezantuar si princ i Malit të Zi dhe Maqedonisë, së bashku me një person që është prezantuar si ambasador i Maqedonisë në Itali janë temë e ditës në Itali pasi kanë pasur ”sukses” që të gënjejnë shumë hotele duke fjetur pa paguar,kanë gënjyer disa politikanë dhe biznesmenë duke ju premtuar investime në Maqedoni.

Kanë udhëtuar që të dy nëpër të gjithë Italinë me veturën e tipit ”Mercedes” në të cilin kishin ngjitur flamuj diplomatik, të Malit të Zi dhe të Italisë. Gjithashtu me vete në veturë kanë pasur edhe dokumente ”të gatshme” për projekte bilaterale për kulturë, diplomaci dhe ekonomi.

Të dy së bashku kanë fjetur për disa natë në një vilë luksoze në Pulla të Kroacisë dhe kanë porositur që të faturohet për ambasadën e Maqedonisë në Kroaci. Ashtu është bërë dhe fatura ju është dërguar në seli, përfaqësuesve të vërtetë të Maqedonisë dhe këtu kanë nisur dyshimet.

Që të dy kanë fituar padi për gënjeshtra dhe mos pagesë të detyrimeve.

Shoqëruesi i ”princit” ishte i njohur për policinë pasi edhe në raste tjera ka qenë i prezantuar si person tjetër duke keqpërdorur kështu besimin që subjektet kanë ndaj institucioneve që ai është prezantuar. Më herët ai ka fjetur për 7 ditë në një vilë luksoze në Pullë pa paguar, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Suksesi” më i madh i të dyjve ka qenë takimi me përfaqësues të Kishës Katolike për të cilin takim kanë informuar edhe mediumet, duke e prezentuar si një sukses të madh të Kishës duke afruar investues të jashtëm.

Deputetë, ministra dhe biznesmenë kanë qenë viktimë gjithashtu të kësaj gënjeshtre që flitet në Itali.

Policia ka caktuar paraburgim për të dy.

Komentet
Top