Kapiteni i Dortmundit ka një lutje për Aubameyangun

dortmundi-780x439.png

Marcel Schmelzer, kapiteni i Borussia Dortmundit, e ka lutur Pierre-Emerick Aubameyangun që mos të largohet nga ekipi

Kapiteni i Borussia Dortmund, Marcel Schmelzer ka thënë se skuadra ka nevojë për Pierre-Emerick Aubameyangun. Ai shpreson që sulmuesi nga Gaboni t’i mbetet besnik klubit edhe pse në dorë ka disa oferta të majme.

“Është me të vërtetë e rëndësishme që ai të qëndrojë, ai ishte golashënuesi më i mirë i Bundesligës në sezonin e fundit, gjë që tregon se sa i rëndësishëm është ai për ekip”, tha mbrojtësi gjerman.

“Ai është një sulmues absolut që na duhet. Do të ishim shumë më të lumtur nëse ai do të qëndrojë. Ai flet gjuhën e lojtarëve francezë. Ai flet disa gjuhë dhe kjo e bën Aubameyanun një figurë të rëndësishme. Ai gjithashtu sjell argëtim në ekip”, ka theksuar ai.

Komentet
Top