Kaq para fiton Shkëndija nëse kualifikohet tutje në Europaligë

Shkendija-vs-Dacia-3-0-1024x682.png

Shkëndija mori barazim në Finlandë por mjaftueshëm  për të eliminuar ekipin e Helsinkit


Deri në këto momente ekipi i Shkëndijës ka përfituar nga UEFA plot 675 mijë euro për të mos llogaritur  shumat nga të drejtat televizive, biletat apo reklamat.

Shkëndija ka fituar 215 mijë euro për pjesëmarrjen në raundin e parë të Europa Leagues, por pasi u kualifikuan në turin e dytë tetovarët morën edhe 225 mijë euro të tjera.

Gjithashtu në arkat e klubit tetovarr u shtuan edhe 235 mijë euro të tjera pasi Shkëndija arriti të kualifikohet për të turin e 3-të të Europa Leagues ku do të përballen me ekipin lituanez.

Në lojë janë jo pak, por 920 mijë euro, pasi, nëse arrijnë të shkojnë deri në fazën “play-off”, atëherë nga shumat që kanë përfituar deri më tani, kuqezinjve u shtohen edhe 245 mijë euro.Shqipmedia

Komentet
Top