Katalanasja “Sport”: Barcelona heq dorë nga Neymari

auto_neymar-cropped_199kjuhbrqwr61jc21m552oj4p-640x3561501403970.jpg

Barcelona është e bindur se nënshkrimi i Dani Alves me PSG-në, duke u larguar nga Juventusi, pasi kaloi një sezon në Torino, ka qenë një nga arsyet pse Neymar e ka pranuar ofertën e gjigantëve parisienë. Miqësia e madhe në mes të dyve është përdorur nga klubi francez për të zbutur lojtarin e Barcelonës deri më sot. Udhëtim i gjatë i Neymar nga Miami për në Kinë ishte planifikuar shumë kohë para shpërthimit të dramës së verës, zbuluar ekskluzivisht nga “SPORT”. Barcelona, pra, është duke pritur që të paguhet klauzola 222 milionë euro, për të vepruar pastaj me drejtuesin e La Liga-s. Klubi katalanas duket se do të ketë misionin e vështirë në kërkim të një sulmuesi, zëvendësues për brazilianin, ndërkohë që Neymar pati një sjellje të çuditshme në Miami, duke qëndruar më shumë se pesëmbëdhjetë minuta në dhomat e zhveshjes së Real Madridit, kur ai mbaroi klasiken e luajtur në agim të së dielës, në “Rock Hard Stadium”.

Një takim ku, rastësisht, mendohet se Neymar u ka dhënë lamtumirën lojtarëve të Real Madridit, të cilëve mendohet se u ka thënë se ishte duke shkuar te PSG-ja. Menaxhimi teknik i Barcelonës, Pep Segura dhe Robert Fernández, po flasin me trajnerin Ernesto Valverde për të nënshkruar me lojtarin e duhur, për të zëvendësuar Neymar. Coutinho është shumë afër, por janë hapur edhe rrugë të tjera: Dybala, Griezman, Dembele dhe Mbappe

Komentet
Top