Kënga e fundit e Dua Lipës i pëlqen edhe një këngëtareje me famë botërore (Foto)

DuaLipa-780x439.jpg

Ella Marija Lani Yelich-O’Connor e njohur në botën e artit më mirë si Lorde ka komplimentuar këngëtaren shqiptare Dua Lipa.

Kjo e fundit dje (e premte) publikoi këngën më të re të titulluar “New Rules” dhe menjëherë ka filluar të fitojë simpatinë e publikut.

Një prej yjeve botërore që po i pëlqen kënga e Dua është edhe Lordes, e cila ka bërë shpërndarjen e klipit në llogarinë personale në Twitter.

“Kënga më e mirë që e kam dëgjuar ndër vite”, ka shkruar në Twitter këngëtarja nga Zelanda e re.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i këngëtares prishtinase, e cila e ka falënderuar me këtë rast Lorden për vlerësimin e dhënë rreth projektit të fundit.

Komentet
Top