Kërkesat e ulëta, Shkoda heq Citigo nga tregu

auto_vik1496930251.jpg

Automobili i vogël i Shkoda kohë më parë ishte ri-stilizuar dhe do të shitet edhe për disa vite, pas të cilave prodhimi do të ndalet.

Sipas Motoring, i cili i referohet burimeve nga prodhuesi çek, pasuesi i këtij modeli nuk është në plan.

Shkoda Citigo hyn në ofertën e automobilave nga segmenti A i grupit Volkswagen. Në kohët e fundit, në Evropë është vërejtur rënie e kërkesave për automjetet e kësaj klase.

Nga ana tjetër, është duke shënuar rritje interesimi për modelet e vogla SUV/crossover. Kjo është edhe arsyeja pse Shkoda nuk planifikon Citigo e ri. Në vend të automobilit nga segmenti A, sipas menaxherit të përgjithshëm të shitjes Peter Solc, prodhuesi çek do të fokusohet në automjete më shumë profitabile SUV.

Ai ka paralajmëruar se përveç modeleve ekzistuese (Kodiaq, Karoq), oferta e SUV/crossover Shkoda mund të rritet në katër automjete në të ardhmen.

Besohet se njëri nga crossover e ri duhet bazuar në Fabia dhe do të pozicionohet nën Karoqa, derisa të tjerët mund të jenë modele të serive të bazuara në konceptin Vision E të coupe crossover, i cili u prezantua në muajin prill

Komentet
Top