Kërkohej me fletarrest ndërkombëtar, kapet me drogë në Tetovë

tet-2.jpg

Inspektor të repartit për tregti të palejuar me drogë dhe armë në Tetovë, gjatë ditës së djeshme kanë arrestuar M.E (47) nga Tetova, ndaj të cilit ka të lëshuar fletarrest ndërkombëtar në kohëzgjatje prej një viti.

Pas kontrollit të bërë në xhepat e M.E janë gjetur edhe mjete narkotike.

Dyshohet se bëhet fjalë për kokainë.

M.E është ndaluar në stacionin policor në Tetovë për kontroll të mëtutjeshëm.

Komentet
Top