Këshilla për të luftuar ‘sindromën letargjike’ të pranverës

0-64.jpg

Ditët bëhen më të gjata, temperaturat zbuten, humori përmirësohet, por fiziku gjithnjë e më shpesh është më i lodhur. “Faji” i pranverës, që shpesh sjell me vete një lodhje të përgjithshme, të shoqëruar nga një ndjenjë nervozizmi dhe ndonjëherë pagjumësi. Të gjitha simptomat ekspertët i quajnë “lodhje pranverore” ose “sindroma letargjike”, një sëmundje e lehtë për shkak të kalimit të të ftohtit të dimrit (dhe nga viruset e gripit)të ngrohjes dhe të aktiviteteve në rritje në natyrë. Sipas një studimi nga Observatori FederSalus, që ka përfshirë 75 ekspertë midis tyre psikologë, mjekë që merren me dietat apo dietologë, simptoma e parë (67%) është lodhja kronike, e ndjekur nga një nervozizëm i madh (56%) dhe një kapacitet të pakët përqendrimi (46%). Sipas ekspertëve, luhatjet e vazhdueshme të temperaturave, tipike me fillimin e pranverës dhe lodhjet e akumuluara gjatë dimrit, ndihen pikërisht me ardhjen e sezonit të ri.

Ja atëherë si të hiqni “lodhjen pranverore”, me disa hapa të thjeshtë, duke filluar me tipin e dietës që duhet ndjekur:

1) Pini të paktën 2 litra ujë në ditë: hidratimi i trupit ndihmon për të eliminuar toksinat e grumbulluara gjatë dimrit, ndërsa ndihmon për të përballuar sa më mirë ndryshimet e temperaturave.

2) Evitoni ushqimet me shumë kalori: rrisin ndjenjën e lodhjes, duke e bërë atë më të gjatë dhe tretjen më të vështirë. Janë të preferueshme ushqimet e lehta, por të shpeshta, të pasura me vitamina dhe proteina. Ndër ushqimet që dietologët sugjerojnë si një burim të mirë të mineraleve, për luftuar edhe radikalet e lira, janë lakrat, fasulet, spinaqi dhe bajamet. Për proteinat më shumë i përshtatshëm është peshku sesa mishi, ndërsa si një burim i hekurit bishtajoret janë të shkëlqyera.

3) Angazhohuni me aktivitete fizike, mundësisht jashtë në natyrë: nëse koha e lejon, është e dobishme që të rifilloni gradualisht aktivitetin fizik, duke iu dedikuar 30 minuta në ditë, duke filluar edhe me një shtriqje të lehtë. Që nga momenti që pranvera shoqërohet edhe nga dëshira për të rifituar formën e humbur, dietologët këshillojnë përshtatjen e provës së kohës: të bëni pak sport është gjithmonë e preferueshme për dietat drastike, që nuk do të bënin gjë tjetër veçse do të dobësojnë edhe më tej fizikun tuaj.

4) Akomodoni nevojat e gjumit: fiziku, mbi të gjitha me zgjatjen e ditëve, është i nevojshëm pushimi i duhur, kështu që është mirë që të mos e ekzagjeroni me aktivitetet gjatë ditës dhe gëzohuni pushimeve të shkurtra.

5) Zgjidhni një veshje të përshtatshme: i ngrohti i parë mund të sjellë lodhje edhe për shkak të llojeve të veshjeve që veshim. Gjithmonë është mirë që të visheni me shtresa, në mënyrë që të përballoni më mirë ndryshimet e temperaturës që ndodhin në të njëjtën ditë. Në disa raste ju mund të merrni disa vitamina shtesë, që mund të ndihmojnë për të përballuar më efektivisht fillimin e pranverës. Edhe pse konsumimi i tyre nuk mund të zëvendësojë një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar, ju duhet t’i merrni ato pasi të jeni konsultuar me mjekun tuaj.

Komentet
Top