Këto janë ekipet e Kosovës që i plotësojnë kriteret e UEFA-s

auto_1024px-UEFA_logo.svg1494508323.png

Nga asociacioni më i lartë i futbollit evropian vjen një lajm i mirë për futbollin tonë, ku katër skuadra plotësojnë kriteret për pjesëmarrjen në garat evropiane, fatkeqësisht dy nuk i përmbushen kriteret.

Njoftim nga Komisioni për Licencimin e Klubeve për garat e UEFA-s. Komisioni i Federatës së Futbollit të Kosovës për licencimin e klubeve për garat e UEFA-s, pas mbledhjeve të datave 02,03, 04,08,09 dhe 10 Maj 2017 dhe në bazë të Rregullores për Licencimin e Klubeve për garat ndërkombëtare ka marrë këtë vendim:

KF Trepça 89 merr licencën për garat e UEFA-s për edicionin 2017/18

FC Prishtina merr licencën për garat e UEFA-s për edicionin 2017/18

KF Llapi merr licencën për garat e UEFA-s për edicionin 2017/18

KF Feronikeli merr licencën për garat e UEFA-s për edicionin 2017/18

KF Besa nuk merr licencën për garat e UEFA-s për edicionin 2017/18

KF Liria nuk merr licencën për garat e UEFA-s për edicionin 2017/18

Komentet
Top