KF Renova, prezantoi 5 përforcimet e reja

Renova-me-perforcimet-e-reja.jpg

Skuadra e Renovës brenda një dite prezantoi 5 përforcimet e reja, me të cilat do të konkurojë në Ligën e Parë për një biletë evropiane. Mateja Kobetiq, Hadis Velii, Lavdrim Skenderi, Llukas Markos Meirelesh dhe Aleksandar Temelkov, janë emrat e rinj për skuadrën nga Xhepçishti, e cila firmosi kontrata njëvjeçare me këto futbollist. Ndryshe skuadra e Renovës plot një javë ka nisur përgatitjet për sezonin e ri në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, nën drejtimin e trajnerit të ri, Vlatko Kostov. Renova do të qëndrojë në Tetovë deri më 6 korrik, ndërsa më 7 korrik do të drejtohet drejt qëndrës sportive në Ohër, ku do të nis fazën e dytë të përgatitjeve.

Komentet
Top