Kim kërcënon bazat e SHBA në Paqësor

kimjongunpic.jpg

Koreja e Veriut shpall suksesin e lëshimit më të fundit të raketave dhe pohon se transportuesi i testuar ishte në gjendje të mbante një kokë rakete bërthamore të madhe. Dhe kërcënon: bazat e SHBA në Azi-Paqësor janë në rrezen e një sulmi. Sot zhvillohet mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi krizën e Koresë së Veriut.

Pheniani ka marrë gjithashtu përgjegjësinë për lëshimin e suksesshëm të raketave tokë-tokë me rreze të mesme veprimi, testuar të dielën në mëngjes: ishte një Huasong-12, ky është emri i saj,ka bërë të ditur TV shtetëror, që ka arritur lartësinë e 2.111,5 km. Operacionet, shtoi agjencia zyrtare e lajmeve KCNA, janë kryer nën mbikëqyrjen e liderit Kim Jong-un. Transportuesi është i aftë të mbajë “një kokë rakete bërthamore të madhe”.

Komentet
Top