Kjo është arsyeja pse Arabia dhe aleatët e saj kanë ndërprerë lidhjet e tyre me Katarin

al-thani-trump-1024x654.jpg

Katari është gjendur papritur nën situatën e vështirë nga fqinjët e saj. Të udhëhequr nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të mbështetur nga Egjipti, Bahreini dhe Jemeni, pesë shtetet arabe kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Katarin, ata kanë shkëputur lidhjet tokësore, ajrore dhe udhëtimet në det dhe po dëbojnë qytetarët e Katarit nga vendet e tyre.

Sauditët dhe aleatët e tyre po kërkojnë në fakt që Katari të përfundojë politikën e saj të jashtme të pavarur dhe të zbusë ose mbyllë stacionin e vet televiziv Al Jazeera. Ata pretendojnë se Katari është bashkëpunëtor me Iranin në mbështetjen e terrorizmit. Një lobist pro-saudit në SHBA madje kërcënon ndryshimin e regjimit në Katar, duke hequr Emirin e tij: “Do të doja t’ju kujtoja se Presidenti i Egjiptit, Mohammed Morsi bëri pikërisht të njëjtën gjë si ti dhe më pas u rrëzua dhe u burgos. ”

Gjatë vizitës të fundit në Lindje të Mesme presidenti i SHBA-së Tramp tha se ideologjia radikale nuk mund të financohet më. Liderët e drejtuan gishtin kah Katari!”

Arabia Saudite dhe Katari kanë kohë që janë rivalë dhe pavarësisht madhësisë së vogël të Katarit, pasuria e saj e madhe dhe rezervat e mëdha të gazit i kanë dhënë ndikim të madh. Ajo mbështeti Pranverën Arabe me pasurinë dhe Mediat e saj, duke mbështetur Vëllazërinë Myslimane në Egjipt dhe Hamasin në Gaza.

Komentet
Top