Kjo është marrëveshja e arritur mes Thaçit dhe Kasamit

hh-7.jpg

Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçit dhe lideri i Lëvizjes BESA kanë zhvilluar takimin e parë rreth krijimit të një blloku opozitar në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Agjencia e lajmeve INA mëson se në takimin e parë dy liderët janë dakorduar që në të ardhmen në disa komuna ta mbështesin kandidatin e partisë i cili kalon në raundin e dytë.

Marrëveshja gjithashtu parasheh që në ndonjë komunë dy partitë të dalin me kandidatë të përbashkët. Bëhet fjalë për Komunën e Strugës dhe të Tetovës.

Ndërkaq, në pika të përgjithshme dy subjektet politike do të angazhohen për zyrtarizimin e gjuhës shqipe në gjithë territorin e vendi, zgjidhjen e statusit të veteranëve të luftës së vitit 2001, krijimin e një mekanizmi për ndarjen e drejtë dhe të barabartë të buxhetit, si dhe proceset eurointegruese.

Komentet
Top