Klopp ironizon

coutinho-klopp.jpg

Jurgen Klopp, trajneri gjerman i Liverpool, ka folur të mërkurën në lidhje me interesin e Barcelonës në marrjen e shërbimeve të Coutinho.

Ai ishte këmbëngulës në përgjigjet e tij, duke e bërë të qartë se klubi anglez nuk ka nevojë financiare për të shitur mesfushorin brazilian: “Nuk ka plan për të shitur lojtarë në klubin tonë. Kam marrë garanci nga pronarët për të mos shitur absolutisht askënd, në qoftë se unë si trajner nuk dua. Kjo do të thotë se ne mund të nënshkruajmë me lojtarë të tjerë dhe askush nuk do të duhet të largohet, nëse vetë nuk duam.” Përveç kësaj, Klopp i është referuar rinovimit të pajtuar me lojtarin brazilian. “Palët ishin të bindura kur nënshkruan kontratën e re. Atëherë, nëse do të jetë një ide e mirë për ta shitur Coutinho, duhet të disbursohet një klauzolë prej 400 milionë eurosh”, – tha ai me sarkazëm. Ish-trajneri i Borussia Dortmundit tha se ishte “krejtësisht i qetë” për të ardhmen e lojtarit, sepse jo vetëm që nuk ka arsye për largime, por kishte mundësinë për të sjellë “gjak të freskët”, për ta përforcuar ekipin e tij.

Komentet
Top