Klubi më i suksesshëm në botë per Champions League pas Real Madridit, e do Rashicën

1460174566rashica.jpg

Milot Rashica mund të bëhet objektivi i radhës i merkatos së Milanit. Lajmi është përhapur sot nga mediat italiane të cilat flasin për një interesim të kuqezinjve për mesfushorin e kombëtares së Kosovës, i cili prej dy sezonesh po shkëlqen në kampionatin holandez me Vitessen.

Sipas “Tuttomercatoweb”, pas tyre, futbollistin 21-vjeçar e kanë ndjekur edhe përfaqësues të klubit të Udinezes, të cilët kanë kërkuar informacione më të hollësishme rreth tij.

Megjithatë, një klub mjaft i interesuar për të siguruar shërbimet e tij së fundmi duket se është edhe Milani. Kuqezinjtë vazhdojnë të shtojnë elementë të rinj me perspektivë në përbërjen e tyre, duke menduar për të ardhmen dhe Rashica është mes profileve që po monitorojnë.

Mendohet që kartoni i Rashicës vlerësohet rreth 8 milionë euro nga klubi holandez, një shifër e cila përballohet pa probleme nga klubi i Milanit.

Komentet
Top