‘Kode 0’, super-makina e frymëzuar nga vitet ’70-të

1503403458_kode51503409043.jpg

Ken Okuyama ka marrë bazën e një “Lamborghini Aventador” për të krijuar një makinë sportive të jashtëzakonshme që do të prodhohet vetëm në 5 ekzemplarë.

Dizenjuesi i famshëm, i cili ka nxjerrë modele si “Ferrari Enzo”, pas “Kode 57” që zotërohet nga Floyd Mayweather, tashmë do të sjellë “Kode 0”.

Çmimi i kësaj makine fantastike është rreth 1 700 000 euro.

“Lamborghini Aventador” arrin nga 0 në 100 km/h për 2.9 sekonda, por mendohet se “Kode 0” mund të jetë edhe më i shpejtë.

Kjo është e mundur për shkak të peshës prej 1550 kg dhe formave që ngjajnë me ato të makinave sportive të viteve ’70.

Vetë Okuyama pranon se, ky model është një homazh për “Lamborghini Countach” dhe “Lancia Stratos”.

Komentet
Top