Komisioni për Punë të Jashtme me dyer të mbyllura do të diskutojë për marrëveshjen me Bullgarinë

zaev-i-borisov-480x270.jpg

Projekt-Marrëveshja për fqinjësi të mirë mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë sot në seancë të mbyllur do të prezantohet para anëtarëve të Komisionit kuvendor për politikë të jashtme.

Seanca, siç informojnë nga Kuvendi, është caktuar pasi që dje deri te Komision për politikë të jashtme është dërguar kërkesë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë. Në seancë, siç konfirmojnë nga Qeveria, do të marrë pjesë edhe kryeministri Zoran Zaev.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së së Nikolla Gruevskit, disa ditë me radhë prej vizitës së Zaevit në Bullgari, kanë kërkuar që të publikohet marrëveshja me Bullgarinë dhe për të të debatohet në Kuvend.

Paraprakisht, ministri i MPJ-së, Nikolla Dimitrov tha se “Maqedonia dhe Bullgaria janë dakorduar për tekstin e marrëveshjes për fqinjësi të mirë qëllimi së cilit është që të zgjidhen konteste dhe tensionet shumëvjeçare mes dy vendeve”

“Kemi arritur kompromis për tekstin. Nënshkrimi i marrëveshjes për fqinjësi të mirë do ta zmadhojë besimin mes nesh, do të tregojë se jemi serioz dhe se duam të krijojmë miqësi në rajon”, tha Dimitrov.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë në intervistë thekson se përveç me Bullgarinë, Maqedonia do që të ketë bashkëpunim më të mirë edhe me Greqinë, dhe për atë ka qenë edhe vizita e tij në Athinë.

“Porosia ime në Athinë ishte se në Maqedonia ka fillim të ri dhe për atë që të mendojnë se çfarë fqinjësh duan. Nëse duan të kenë demokraci evropian të udhëhequr nga sundimi i ligjit, tani është momenti që t’i ndihmojnë Maqedonisë, të lëshojnë udhë që të hyjmë në NATO nën referencën e përkohshme. Ajo do të nënkuptonte investim në klimë më të mirë ku do të mundej të zgjidhen problemet më të mëdha”, u shpreh Dimitrov./portalb

Komentet
Top