Komuna e Moudon-it në Zvicër emëron në krye të administratës një shqiptar

armend-imeri.jpg

Pas një procesi të gjatë dhe rigoroz të përzgjedhjes, me vlerësime të bëra nga një firmë e jashtme, Komuna e Moudon është krenare të emërojë sekretar komunal nëpunësin e saj të ri të qytetit, z. Armend Imeri, i cili do të marrë detyrën më 1 korrik 2017. Nëpunësi i ri komunal, i moshës 29-vjeçare, ka lindur në Kumanovë të Maqedonisë. Ai zë edhe për disa ditë vendin e punës si Sekretar asistent në regjistrin komunal dhe si shef i Byrosë së Sigurimit Publik. Fëmijë i rritur në Moudon, ai ka me vete shumë kultura, pasi flet jo më pak se pesë gjuhë. Armend Imeri është shkolluar dhe ka përfunduar zanatin e tij në mësim komercial pranë Byrosë komunale, para se të bëjë një diplomë të shkencave politike në Universitetin e Lausanne-s. Ish-këshilltar lokal, ai është ndër themeluesit e qendrës së patinazhit me akull në dimër në një shesh të Moudon-it. Në nivel të shoqatës, z. Imeri është aktiv në lëvizjen rinore FC Etoile Broye si dhe në grupin “Suisses-Etrangers”. Ai është edhe sekretar i Shoqatës shqiptare në Moudon. Komuna, në nismën e një legjislature, e cila do të çojë në projekte të mëdha dhe që ka për mision të ringjallë ekonominë lokale dhe rigjallërimin e qytetit, mirëpret, në këtë kontekst, ardhjen e z. Imeri, i cili do të udhëheqë administratën në krye të departamentit. Z. Armend Imeri, edhe pse është i ri, është i freskët me ide, prandaj ky fakt dëshmon përvojën e pasur dhe të shquar që ka fituar deri tani.

Komentet
Top