Kondogbia afër transferimit te skuadra e madhe spanjolle

kondogbia-667x445.jpg

I ardhur me shumë bujë në Inter, por pa arritur të lë gjurmë.

Geoffrey Kondogbia pritet të largohet nga skuadra zi kaltër gjatë afatit kalimtar të verës.

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti nuk e ka në planet e tij dhe këtë ia ka kumtuar futbollistit.

24-vjeçari ka arritur marrëveshje personale me skuadrën e madhe spanjolle Valencia.

Ai pritet të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me klubin nga ‘Mestalla’ ku do të fitojë rreth tre milionë euro pagë vjetore.

Valencia është e gatshme të ofrojë rreth 20 milionë euro te Interi që ‘Neroazzurrët’ ta lënë të lirë futbollistin.

Reprezentuesi francez u kërkua edhe nga Chelsea dhe Olympique Marseille.

Komentet
Top