Kondogbia nuk shkon në stërvitje, kërkon transferim tek ekipa e La Liges

kondogbia-667x445.jpg

Mesfushori i Interit, Geoffrey Kondogbia raportohet se nuk ka shkuar në stërvitjen e të premtes.

Pohimi ishte bërë nga Sport Mediaset, që tregon se Kondogbia rrezikon të marrë dënim për shkaqe disiplinore.

Për më shumë priten bisedime intensive nga Nerazzurët dhe Valencia, edhe pse ata nuk janë as afër një marrëveshje.

Interi thuhet se kërkon afro 30 milionë euro për lojtarin, pasi i pagoi Monacos 40 milionë për të dy vjet më parë.

Komentet
Top