Konfirmohen specifikat e Xiaomi Mi Mix 2

auto_Xiaomi-Mi-MIX-2-1-e14993244696871499350185.jpg

Pasardhësi i telefonit Xiaomi Mi Mix muajve të kaluar ishte në qendër të vëmendjes.

Gjatë prillit është paraqitur listingu i pajisjeve në faqen GearBest, me disa specifika kyçe dhe tash këtë e konfirmon listingu më i ri i GFXBench.

GFXBench konfirmon se Xiaomi Mi Mix 2 do të ketë procesor Qualcomm Snapdragon 835 dhe 6GB RAM. Listingu po ashtu përmend se modeli testues ka punuar nën sistemin operativ Android Nougat, versioni 7.1.1.

Specifikat tjera, të cilat më herët ishin përmendur, sugjerojnë 128GB dhe 256GB memorie të brendshme, kamera prej 19MP dhe 13MP në anën e pasme dhe të përparme, ekran 6.4 inç AMOLED me rezolucion 2560 x 1440p, si dhe bateri 4500mAh

Komentet
Top