Koreja e Veriut kërcënon SHBA-të

thumbs_b_c_8b5f2217cc54f8634d4dbda4e836d9b5.jpg

Autoritetet e Koresë së Veriut u kërcënuan se me sulm bërthamor do të përgjigjen nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) tentojnë të ndryshojnë regjimin e Kim Jong – un.

“Nëse SHBA-të tentojnë të bëjnë edhe hapin më të vogël drejt ndërrimit të liderit të Koresë së Veriut, do t’i përgjigjemi me fuqinë tonë bërthamore”, thuhet në njoftimin e Ministrisë koreanoveriore të Punëve të Jashtme të cilin e transmetoi agjencia e atjeshme proregjimit e lajmeve KCNA.

Drejtori i Agjencisë Qendrore amerikane të Intelegjencës (CIA) Mike Pompeo javën e kaluar në tubimin ndërkombëtar në Aspen deklaroi se në rend dite mund të ndryshohet regjimi koreanoverior i cili me zhvillimin e armës bërthamore paraqet kërcënim të sigurisë në botë.

Autoritetet e Koresë së Veriut ashpër dënuan deklaratën dhe porositën se Pompeo ka kaluar vijën e kuqe dhe zbuluan se administrata amerikane e presidentit Donald Trump ka për qëllim të ndryshojë kryesinë koreanoveriore.

Komentet
Top