Koreja Veriore: I tërhiqet vërejtja SHBA-ve që të mos “provokojnë”

37DEA131-AEE9-463D-B2F9-311EB51DA1FD_w1023_r1_s.jpg

Mediat shtetërore të Koresë Veriore u kanë tërhequr vërejtjen Shteteve të Bashkuara kundër “provokimeve të pamatura ushtarake” lidhur me tensionet për programet e armatimit atomik dhe raketave balistike të Phenianit.

Gazeta e partisë në pushtet, Rodong Sinmun, sot e ka publikuar një koment ku thotë se Shtetet e Bashkuara “po vazhdojnë me rrezik të luftës atomike në gadishull në pikën kulmore”.

Ky koment u bë një ditë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Korej Jugore kanë ndërmarrë ushtrime të rralla të sulmeve të simuluara me zjarr të vërtetë kundër baterive raketore të “armikut”.

Gjatë këtij ushtrimi ushtarak, bombarduesit amerikanë të tipit B-1B fluturuan afër kufirit të fortifikuar ndërmjet Korresë Jugore dhe asaj Veriore, dhe kanë hedhur bomba prej 900 kilogramësh.

Gazeta e përmendur verikoreane ka komentuar se ushtrimi ishte “gambit i rrezikshëm ushtarak luftënxitës, që përpiqet ta ndezë fitilin e luftës atomike në gadishull”.

Komentet
Top