Kosova sfidohet nga Gjeorgjia përkatësisht Izraeli

auto_18835718_10213049064809569_1603159027514466661_n1496995302.jpg

Për tri ditë do të zhvillohen ndeshjet e parakualifikueseve për Kampionatin Europian 2018 në hendboll (në konkurrencën e femrave).

Te gjitha përgatitjet janë bërë gati dhe gjithçka është e gatshme sa i përket aspektit organizativ. Kombëtaret tashmë kanë mbërri në Kosovë, kurse Kombëtarja e jonë nga data 1 qershor ka fillua përgatitjet ne Gjakovë kurse nga dje është në Prishtinë ku po ushtron dy here ne ditë.

Lojtaret Rogova, Rudaku, Aliu, Rugova, Krasniqi, Gashi, Gjikokaj, Gashi, Fazlija, Stagova, Haxha, Ferataj, Kameri dhe Leonora Demaj e cila do te debuton dhe është atuja kryesore e përzgjedhësit Florent Beqiri janë të motivuara dhe besojnë ne fitore.

Sfida e parë do të zhvillohet nesër (18.00) në palestrën e sportit “Shani Nushi” në Gjakovë, ndërmjet Gjeorgjisë dhe Izraelit, ndërsa me 10 (18.00) dhe 11 qershor (17.00) në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, Kosova sfidohet nga Gjeorgjia përkatësisht Izraeli. Kosova është para sfidave të vështira, megjithatë pretendon fitore.

Komentet
Top