Krenar Osmani: Nuk jemi njerëz të dorës së dytë, Shkëndija të luaj në Shkup

krenar-osmani.jpg

Shkënija e Tetovës ka humbur sot ndeshjen e vlefshme të Liga Evropa në Lituani me rezultat 2-1 por shansat që të kualifikohet për më tej janë të mëdha, por ka një problem e ajo është se ndeshja e kthimit duhet të luhet në Strumicë pas stadiumi i Shkupit përgaditet për Super Kupën. Mirëpo për Vardarin kjo nuk vlen, pasi me kërkesë të Vardarit drejt FFM-së dhe kjo e fundit kërkoi në UEFA, Vardari dje zhvilloi ndeshjen kundër Kopenhagenit të vlefshme për Ligën e Kampionëve në këtë stadium. Pikërisht për këto standarde të dyfishta, lideri i “Ballistëve” ka një mesazh për shqiptarët në FFM:

Ndeshja e kthimit SHKËNDIJA-Trakai jo në strumicë, por të luhet në SHKUP!
Në qoftë se të punësuarit Shqiptarë prane “ffm”(WC-së publike) nuk janë në gjendje ta zbatojnë statutin dhe rregulloren (ku sipas së cilës të gjitha skuadrat trajtohen si të barabarta) e institucionit ku punojnë, të gjithë pa përjashtim të dorëhiqen!
Mos u bëni mashë në duart e shkijeve, ruajeni dinjitetin e SHQIPTARIT!
Fundja vetë moto-ja e FIFA-së, UEFA-së dhe “ffm” është FAIR PLAY???!!!!!
Nuk jetojmë në Afrikën e Jugut të shek. 18,19 dhe 20, ku ligj ishte APARTHEIDI dhe banorët ndaheshin në të bardhë (të privilegjuar) dhe të zinj (njerëz të dorës së dytë)!
NUK MBAN MË UJË PILAFI! O do trajtohemi si të barabartë, o nuk ka sport këtu!

Komentet
Top