Kujdes, kthehen temperaturat deri 40 gradë

temp.jpg

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe i nxehtë me erë të dobët veriore. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 11 deri në 18, ndërsa e ditës prej 31 deri në 36 gradë Celsius. Indeksi UV do ta ketë vlerën 9.

Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, me diell me erë të dobët nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 14, ndërsa e ditës do të arrijë deri në 35 gradë Celsius.

Pason periudhë e motit kryesisht me diell dhe e nxehtë. Në orës e pasdites në pjesët malore do të ketë kushte për shi të shkurtër dhe vetëtima të rralla. Temperatura e ditës do të jetë në rritje graduale.

Ndërsa, prej nesër deri në mesin e javës së ardhshme pritet të kthehet moti i ngrohtë me diell me tepmeratura deri 40 gradë, paralajmërojnë meteorologët. Të shtunën dhe të dielën temperature maksimale do të arrijë deri 37 gradë, të hënën 38, të martën 39 kurse të mërkurën deri 40 gradë.

Komentet
Top