Kujtesa e mirë, ja strategjitë për të stërvitur trurin

0-142.jpg

Nuk mbani mend numrin pin të bankomatit ose ku i kemi lënë celësat e shtëpisë, ose në cfarë ore duhet të shkojmë te dentisti. Janë të gjitha eksperienca të zakonshme, vecanërisht në këtë periudhë të vitit që jemi të lodhur pas muajve të gjatë të punës.

Në ndonjë rast bëhet fjalë për crregullime të thjeshta për shkak të lodhjes dhe stresit, por bëhet fjalë edhe për sinjale që na tregojnë domosdoshmërinë për t’i “zgjatur këmbët” trurit tonë. Për të mbajtur në formë memorien tonë duhet në fakt pak gjimnastikë, ashtu si në rastin e trupit.

Anti-plakje për mendjen – deri para disa vitesh, dijetarët mendonin që zhvillimi i trurit plotësohej në fëmijëri dhe që nga ky moment nuk vinin më qeliza të reja të prodhuara. Në të vërtetë, shkenca ka treguar që zhvillimi i trurit vazhdon deri të paktën në moshën 20 vjec, por që është gjithmonë i mundur krijimi i lidhjeve të reja. E rëndësishme është të mbash aktive mendjen, sepse pikërisht fakti i të mbajturit në stërvitje është ndihma më efektive për të luftuar plakjen dhe degjenerimin.

Jetë e shëndetshme – për të pasur një tru të gjallë e të epur duhet pavarësisht të gjithave të kesh një jetë sa më të shëndetshme të jetë e mundur, duke u kujdesur për pushtetin, duke bërë pak lëvizje cdo ditë, mundësisht në ajër të pastër duke luftuar stresin.

Kurioziteti – është një nga motorët më të mëdhenj të mendjes njerëzore, ajo që i shtyn fëmijët të rriten dhe njeriun e rritur të kërkojë gjithmonë horizonte të reja. Kështu që është e rëndësishme të mbash një sy të hapur në realitet për të marrë të gjithë stimujt e për të eksperimentuar gjithmonë rrugë të reja.

Ju pëlqen të luani? Loja është një dimension që s’duhet ta humbasësh kurrë. Aftësia për t’u argëtuar, për të shikuar realitetin me sy pozitiv, t’i dorëzohesh së qeshurës janë të gjithë luftues efikasë kundër stresit, mërzisë dhe apatisë. Këto gjendje shpirtërore negative janë ndërkohë përgjegjëse të një lloji anestezie kujtese.

Stërvit kujtimet e tua – mendja nuk është një kasetë, në të cilën të akumulosh pa rregull kujtime e njohje, pa i marrë kurrë në dorë. Në të kundërt: kur kemi pasur një eksperiencë më shumë se të pëlqyeshme, kthehemi dhe e rikujtojmë sa e sa herë duke ia treguar vetes tonë, duke u përpjekur të fiksojmë sa shumë detaje arrijmë të mbajmë mend. Ndërkohë humori i mirë i një fakti që na ka bërë të lumtur, na stërvit pa kuptuar aftësinë tonë për të kujtuar.


Fitnesi për trurin

Përdor shqisat – Aromat janë një instrument i fuqishqëm, për të rikujtuar fakte e situata, sidomos ata që lidhen me situata të së shkuarës së largët. Le të kujdesemi për aromat e shtëpisë, të kuzhinës, të kopshtit: kjo do të na ndihmojë të kujtojmë fakte e situata të së shkuarës, të cilat besonim që i kishim harruar. Le të mendojmë për imazhet, sepse kjo na ndihmon të zhvillojmë intuitën e na ndihmon të gjejmë zgjidhje të reja.

Lojërat enigmatike – Dobia e tyre vihet re në të mbajturit aktive kapacitetet e trurit dhe kujtesa vihet re prej kohësh. Mund të shfrytëzojmë pasditet dembele të verës për t’u kushtuar pak kohë fjalëkryqeve, lojërave enigmatike, lojërave të logjikës: do të mësojmë gjëra të reja dhe do t’i bëjmë gjimnastikë trurit tonë.

Axhendat dhe numrat e telefonit – le ta marrim si lojë: edhe pse i kemi regjistruar në rubrikën e celularit numrat e miqve dhe të të afërmve, provojmë t’i mësojmë përmendësh dhe t’i shkruajmë nga tastiera ata që i thërrasim më shpesh. Pas njëfarë kohe do të zbulojmë që kemi më pak vështirësi për të kujtuar edhe numrat e tjerë. Të bëjmë përpjekje të kujtojmë orarin e një takimi, pa hapur axhendën. Le të kthehemi të gjejmë shumën ose ndonjë veprim matematikor të thjeshtë me mendje, pa laps e letër (ose më keq akoma pa llogaritëse).

Të mësojmë të përqëndrohemi – le t’i bëjmë gjërat në një kohë, duke e fokusuar vëmendjen tonë në gjestin që po bëjmë: për shembull, vëzhgojmë veten tonë ndërkohë që vendosim diku cëlësat e shtëpisë, ose ndërkohë që ndërrojmë celularin me një telefon tjetër: nuk kemi asnjë problem për t’i gjetur dhe nuk humbim kohë.

Mos ndalojmë kurrë së mësuari – mjafton një cerek ore në ditë për një të lexuar të mirë ose të ndjekësh një pjesë filmi në gjuhën origjinale. Të mësojmë përmendësh cdo ditë ndonjë fjalë të re të një gjuhe të huaj që njohim e që na pëlqen.

Të mësojmë edhe ndonjë ushtrim që ndihmon kujtesën: mund të jenë me të vërtetë të dobishme dhe në shumë raste janë edhe lojëra logjike mjaft argëtuese.

Komentet
Top